Agjencia Zhurnal.mk.

Barns: Putini është i rrezikshëm dhe i pamatur kur ndjehet i mbështetur për muri

Agjencia amerikane e zbulimit e ndjekë me kujdes luftën në Ukrainë dhe sjelljen e presidentit rus, Vlladimir Putin. Shefi i CIA-s Uilliam Barns nga televizioni CBS u pyet nëse Putini është i shqetësuar për përparimin e ushtrisë ukrainase dhe aktit që qindra mijë njerëz ikin nga Rusia.

 

“Ai duhet të jetë i shqetësuar, jo vetëm për atë që po ndodh në fushën e betejës në Ukrainë, çfarë po ndodh në shtëpi dhe çfarë po ndodh ndërkombëtarisht. Ai qëndroi pranë Si Xhinping shkurtin e kaluar pak para fillimit të luftës dhe ata shpallën një miqësi pa kufi. Epo, rezulton se ajo miqësi ka disa kufij”, tha Bërns për CBS Njus.

Bërns thekson se Kina nuk e siguroi mbështetjen ushtarake që e priste Putini. Edhe krahas kësaj, thotë Bërns, Putin mbetet “me kokëfortësi i bindur në vlerësimet e veta”.

Burns tha se udhëheqësi rus mund të jetë “mjaft i rrezikshëm dhe i pamatur” kur ndihet i mbyllur ose “ndjen kurrizin pas murit”. Por, sipas vlerësimit të Bërnsit, Putin po e mbështet gjithashtu qasjen për të ecur përpara në “supozime të gabuara, ku ai mendon se mund ta bëjë të vështirë me ukrainasit, me Shtetet e Bashkuara dhe me Perëndimin”.

Bërns konsideron se presidenti kinez është “kthjelluar” kur i ka parë preformansat e ushtrisë ruse.

“Kinezët shohin se ukrainasit japin rezistencë me shumë trimëri dhe qëndrueshmëri”, deklaroi drejtori i CIA-s. 

Related posts

Partia më e vogël në qeverinë e re të koalicionit gjerman do të mbështeste një rritje të imigracionit në tregun e punës

D V

Bajden: Tuiteri po përhap gënjeshtra në mbarë botën

Xh M

Biseda Blinken-Kuleba për pretendimet e Rusisë se Kievi po përgatiste një “bombë të pistë”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More