Agjencia Zhurnal.mk.

Barkbu nga FMN: Inflacioni do të qetësohet, sistemi bankar mund të përballet me tronditjet

Shkup, 1 nëntor – Inflacioni pritet të qetësohet, vlerëson shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vend, Bergljot Barkbu dhe thekson se presioni mbi çmimet globale të energjisë dhe ushqimeve tashmë është në rënie dhe priten gjithashtu ulje të mëtejshme.

 

Megjithatë, siç thotë ajo në një intervistë për TV 24, inflacioni është ende i lartë dhe ndoshta do të ketë nevojë për shtrëngim të mëtejshëm të politikës monetare.

“Rritja e inflacionit është një fenomen mbarëbotëror, i reflekton çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve, gjithashtu reflekton edhe disa çrregullime logjistike më afatgjate nga pandemia. Ajo është veçanërisht e pranishme në vende si Maqedonia e Veriut, sepse ushqimi dhe energjia zënë një pjesë të madhe të shportës së konsumatorit dhe për këtë arsye inflacioni është i lartë. Për sa i përket politikave për përballimin e krizës, do të thoja të fokusohemi në dy fusha. Njëra është të jesh përgjegjës për shpenzimet publike, rritjen e pagave, pensionet dhe pagën minimale. Së dyti, ne e kemi parë tashmë se Banka Popullore ka filluar shtrëngimin e politikës monetare”, tha shefja e misionit të FMN-së.

Ajo shtoi se duke pasur parasysh se inflacioni është ende i lartë, me siguri do të nevojitet shtrëngimi i mëtejshëm i politikës monetare.

Pritet që inflacioni të fillojë të ulet që në vitin e ardhshëm dhe në afat të mesëm të vendoset në rreth dy për qind.

Barkbu theksoi gjithashtu se në një situatë me rreziqe të mëdha globale, ndihmon që vendi e ka marrëveshjen PLL me FMN-në, e cila siguron mbrojtje të mirë.

Për sa i përket sistemit bankar, ajo vlerësoi se sistemi bankar po ecën mirë, kreditë jofunksionale kanë norma të ulëta dhe bankat i kanë beferët e nevojshëm për t’u përballuar me efektet e goditjeve.

FMN pret që rritja në vend të mbetet solide, gjegjësisht sipas skenarit bazë pritet që vitin e ardhshëm të jetë 2.9 për qind dhe më pas të rritet gradualisht në afat të mesëm.

Related posts

Samit i sportit: Prezantimi i tendencave sportive dhe krijimi i udhëzimeve për përmirësimin e sistemit sportiv

Z.H

Jansha për BNR: E kuptoj pozitën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, por doemos të gjendet kompromis

D V

FR-BDl: Atë që s’e bëri Taravari, e bënë Rinia e Gostivarit që duam

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More