Agjencia Zhurnal.mk.

Barcelona projekton transferimin e De Vrij

Barcelona dëshiron që gjatë verës t’i bëjë disa transferime në fazën defanzive.

Skuadra nuk ka qenë stabile në këtë pjesë dhe natyrisht se do të tentojnë me ngulm  të sjellin lojtarë cilësor.

Sipas asaj që raporton Fichajes, Blaugranasit po projektojnë transferimin e Stefan de Vrij nga Interi.

Lojtari është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me Interit, por kështu janë edhe këta të fundit.

Klubi katalunas e di kontributin që mund të jap De Vrij, pasi ka disa sezone që tashmë po shfaq formë të mirë.

Bisedimet për kontratë mes holandezit dhe Interit janë ndaluar, andaj këta të fundit preferojnë që ta shesin se sa ta humbin si të lirë.

Barcelona do të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e tij, shumë kjo që mund të bind kampionin e Serie A që ta shesë atë. 

Related posts

Prishtina dhe Ballkani sot nisin sezonin e ri, përballen me skuadrat e inkuadruara në elitë

D V

Reali Madridi gati të shpenzojë 300 mln euro në merkato

Lea Muslija

E ardhmja e Kessie, agjenti: Pyetni drejtorët e Milanit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More