Agjencia Zhurnal.mk.

Barcelona konfirmon se sa do të mungojë Aguero

Barcelona ka konfirmuar se Sergio Aguero do të mungojë për të paktën tre muaj pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

 

Sulmuesi argjentinas u dërgua në spital pasi u ankua për marramendje gjatë barazimit 1-1 të skuadrës së tij me Alaves të shtunën.

Aguero i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe klubi ka konfirmuar se ai do të jetë jashtë fushës për disa muaj.

Në një deklaratë nga klubi thuhej: “Sergio Aguero i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga Dr.Josep Brugada. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”.

“Argjentinasi u dërgua në spital për vlerësim kardiologjik të shtunën pas ndeshjes Barca-Alaves në të cilën sulmuesi i Barçës nuk u ndje mirë në pjesën e parë dhe u zëvendësua para pjesës së parë nga Philippe Coutinho”.

Aguero u shfaq në siklet rreth 40 minutave në ndeshjen e Barçës në La Liga kundër Alaves, ku u dashtë të dërgohej në një spital lokal. 

Related posts

Liverpooli refuzon mundësinë për ta transferuar Kabak

Z H

Milani vazhdon interesimin për Ziyech, e do me çdo kusht në San Siro

D V

Të gjitha transferimet në Serie A të këtij afatin kalimtar veror – Milani dhe Roma, klubet që shpenzuan më shumë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More