Agjencia Zhurnal.mk.

Barazimi i dytë rresht për skuadrën e tij, Bekim Isufi: Hasëm në vështirësi

Ka ardhur barazimi i dytë radhazi për Ballkanin, teksa sot ka luajtur pa gola 0-0 me Feronikelin në Suharekë.

E për këtë barazim, pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i suharekasve, Bekim Isufi.

Tekniku gjilanas i Ballkanit u shpreh se ndaj këtyre skuadrave që mbrohen nëse nuk shënon herët atëherë bëhet gjithnjë e më e vështirë.

“Ndaj këtyre skuadrave nëse në fillim nuk e hap ndeshjen pastaj është e vështirë. E pamë edhe me Malishevën dhe pastaj vjen presioni që me çdo kusht të vish deri te goli”.

“Hasëm në vështirësi ndaj një kundërshtari që vjen të marrë më të mirën duke u mbrojtur. Ne është dashur të ishim më të qetë në finalizim, por nuk ia dolëm”, ka thënë Isufi.

/Gazeta Olle/

Related posts

Kovaçevski: Kushtetuta ndryshohet përmes procedurës kushtetuese

I.A

Tridhjetë vjet marrëdhënie diplomatike me Turqinë – lidhje historike, miqësi dhe bashkëpunim

Z.H

Kovaçevski: Ballkani Perëndimor patjetër duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More