Agjencia Zhurnal.mk.

Banorët këndojnë së bashku “Psikopatja jote”, shihen të mërzitur dhe përlotur për mungesën e Fifit në shtëpinë e Big Brother VIP

Dje ( e enjte), këngëtarja e njohur, Filloreta Raci, u largua nga shtëpia e Big Brother VIP, pas 50 ditësh qëndrimi brenda.

 

Edhe largimi i saj bëri bujë të madhe në mediat rozë dhe rrejtët sociale, teksa ajo u prit ngrohtë nga miqtë e saj që po e prisnin jashtë shtëpisë.

Por, pavarësisht debateve të shumta, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, u mërzitën për largimin  e papritur të Fifit.

Foto: Top Channel

Ndërsa, mbrëmë ata festuan ditëlindjen e Einxhel Shkira dhe natën e falënderimeve, ku DJ PM dhe DJ Dagz u kujdesën për t’i argëtuar me muzikë.

Me kërkesën e banorëve dy DJ e njohur, që janë bërë pjesë e BBV para disa javësh, kanë lëshuar këngën e Fifit “Psikopatja jote”.

Foto: Top Channel

Të gjithë së bashku iu drejtuan kamerave duke kënduar njëzri, teksa nuk mund t’i mbanin lotët, pas mungesës së këngëtares që tashmë është larguar përfundimisht nga gara për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ndërkohë, kujtojmë që sonte (e premte), mbahet spektakli i përmbledhjes javore dhe eliminimi i një prej banorëve të nominuar, në mesin e të cilëve ishte edhe Fifi. 

Related posts

Ndërron jetë ikona e televizionit italian, Raffaella Carra

D V

Rona Nishliu pre e sulmeve kibernetike, kërkon ndihmën e fansave pasi i është hakuar llogaria në Facebook

D V

Beatrix Ramosaj nis pushimet, tregon linjat perfekte në bikini (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More