Agjencia Zhurnal.mk.

Banka Zhvillimore: Banka të reja të kyçyra në skemën garantuese shtetërore

Shkup, 5 nëntor – Tetë banka deri tani janë përfshirë në skemën garantuese shtetërore me nënshkrimin e marrëveshjes për lëshimin e një portfolio garancie nga Fondi garantues.

 

Me portfolio garancë, bankat ose kursimoret mund të sigurojnë kredi të miratara për firma mikro, të vogla dhe të mesme në pronësi dominante private. Kreditë mund të jenë për mjete themelore ose qarkulluese, me afat të pagesës deri tetë vite për mjete themelore dhe tre vjet për mjete qarkulluese.

Gaancia për kredi për mjetet themlore mund të jetë deri 50 për qind nga vlera e kryegjësë së kredisë, ndërsa garancia për kredi për mjete qarkulluese deri 80 për qind nga vlera e kryegjësë së kredisë. Kreditë të cilat mund të vendosen nën porfoloi duhet të jenë me vlerë maksimale deri 30.750.000 denarë.

Banka zhvillimore e Maqedonisë së Veriut deri sot ka lëshuar porfolio garanca ndaj Stopanska Bankës SHA Manastir, UNI bankës SHA Shkup, Bankës kooperative qendrore SHA Shkup, Kapital bankës SHA Shkup, Halkbank SHA Shkup, Stopanska Bankës SHA Shkup, Komercialna Bankës SHA Shkup dhe Prokredit bankës SHA Shkup. Këto tetë banka klientëve të tyre mund t’u ofrojnë kolateral shtesë përmes garancisë nga Fondi garantues.

Bankat të cilat janë përfshirë në skemën kreditore-garantuese janë publikuar në ueb faqen e Bankës zhvillimore, në pjesën “Prodhime – Garanca – Porfolio garanca”.

Related posts

Ditë zie sot në tri shtete: Në Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Kosovë

Redaksia

Ekspertët: Mungesa e kontrolleve të shpeshta të automjeteve çon në aksidente fatale

Redaksia

Deklaratë për media e shefes së ODIHR-it për monitorimin e zgjedhjeve lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More