Agjencia Zhurnal.mk.

Banka popullore vazhdon me investime në edukim dhe sendërtimin e kuadrove ekonomikë

Shkup, 28 tetor – Banka Popullore (BP) vazhdon me realizimin e përcaktimit strategjik për kontribut dhe investim në edukimin dhe sendërtimin profesional të kuadrove ekonomikë në vend dhe rajon. Për këtë qëllim, siç thuhet nga BP, u kyç në kursin rajonal për pyetjet kryesore të agjendës ndërkombëtare ekonomike për vendet në tranzicion të organizuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për tregti dhe zhvillim (UNKTAD) dhe Fakultetin Ekonomik në Shkup, që po bahet këtyre ditëve.

“Në kuadër të kursit, i cili është me karakter ndërkombëtar, janë përpunuar më shumë çështje aktuale nga fusha e ekonomisë ndërkombëtare të rëndësishme për vendet në tranzicion: politika të zhvillimit ekonomik, trende bashkëkohore në tregtinë ndërkombëtare dhe financat, sfida të sistemit tregtar multilateral, logjistikë tregtare, marrëveshje tregtare rajonale, ekonomia digjitale, investime të huaja të drejtpërdrejta, teknologji dhe inovacione. Banka Popullore e dha kontributin e vet në pjesën e kursit kushtuar sistemit tregtar multilateral dhe sjelljes së politikës tregtare. Më konkretisht eksperta e Bankës Popullore Dijana Janevska – Stefanova, këshilltare e pavarur nga Drejtoria për Politikë Monetare dhe Hulumtim, mbajti sesion të ndarë i cili i kushtohet integrimit ekonomik të vendeve të Evropës Lindore në formë të shkëmbimit të mallrave me jashtë dhe investime të drejtpërdrejta, duke i analizuar trendet e kaluara dhe aktuale”, kumtoi BP.

Në këtë sesion, thuhet në kumtesë, u përpunua edhe dinamika dhe ndryshimi i drejtimit gjeografik dhe struktura prodhuese e tregtisë së jashtme tek vendet e Evropës Lindore, të ndarë në tre grupe të veçanta (vendet baltike, vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, në 25 vitet e fundit.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy