Agjencia Zhurnal.mk.

Banka Popullore me bashkëpunim me Bankën e Portugalisë, ja në cilat fusha

Shkup, 13 korrik – Në suaza të Programit rajonal për përforcim të kapaciteteve institucionale të bankave qendrore nga vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të integrimit të tyre në Sistemin evropian të bankave qendrore (SEBQ) në bashkëpunim me Bankën e Portugalisë ishte vendosur masa e dytë, nga dy masat bilaterale, për harmonizim dhe miratim të mëtutjeshëm me kërkesat statistikore të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.

 

Siç njoftuan nga kabineti i guvernatorit të BP-së, qëllimi themelor i kësaj mase bilaterale është këmbimi i përvojave me Bankën e Portugalisë në procesin e zbatimit të Projektit për sistem të integruar të raportimit për bankat (ISIDORA) për qëllime statistikore dhe supervizore.

“Në suaza të bashkëpunimit do të bisedohet për ndjekje detajore të kërkesave të BQE-së në lidhje me statistikën e skemave të bilancit, statistika për mbajtësit e letrave me vlerë dhe të dhënat për kreditë. Transferimi i njohurive dhe praktika më e mirë e Bankës së Portugalisë në procesin e integrimit të kërkesave statistikore do të ndihmojë në procesin e disenjimit të sistemit të ri për raportim, i cili do të sigurojë harmonizim të mëtutjeshëm me kërkesat statistikore dhe njëkohësisht do të ndihmojë për standardizim të kërkesave për raportim, zvogëlim të raportimit të shumëfishtë për të dhënat dhe minimizim i ngarkesës së raportuesve”, qëndron në kumtesë.

Programi rajonal për përforcim të kapacitetit institucional nga bankat qendrore të vendeve nga Ballkani Perëndimor, i financuar nga BE-ja, ishte vendosur në mars të vitit 2019, në bashkëpunim me “Dojçe bundesbank” si koordinator i programit dhe nëntëmbëdhjetë banka tjera qendrore nga Sistemi evropian i bankave qendrore (SEBQ) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE), ndërsa do të zbatohet deri në fund të vitit 2021. Programi rajonal për trajnim përfshin çështje të rëndësishme nga fusha bankare qendrore dhe supervizioni. Bashkimi Evropian (BE) destinoi 2 milion euro për këtë program rajonal nga Instrumenti i saj për ndihmë parainkuadruese (IPA II), citohet në kumtesë.

Related posts

“Tërmeti” në Tetovë mund të rrëzojë qeverinë në Shkup

I Z

MSH: Janë rivaksinuar 43,6 për qind e qytetarëve të rritur në shtet

D V

Sadi Bexheti: Teuta dhe Bilalli shkojnë në rrethin e dytë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More