Shkup, 21 shkurt – Banka Popullore punon me përkushtim në avancimin e rregullativës bankare dhe azhurnimin e praktikave më të mira ndërkombëtare dhe dispozitave të direktivave evropiane me çka krijohen kushte për mbajtjen e sistemit të sigurt dhe efikas bankar, si mjet i rëndësishëm në krijimin e kushteve të favorshme financiare për rritje ekonomike. Kjo u tregua në takimin në mes guvernatorës dhe kryetarit të zyrës të Bankës Botërore në vend Masimiliajano Paoluçi.
Siç kumtojnë nga Banka Popullore sipas vlerësimeve të Bankës Botëtrere, ekipi i Bankës Popullore ka qasje profesionale dhe konstruktive të azhurnimit të vazhdueshëm të kornizës rregullative përkatëse.
“Avancimi i kornizës rregullative bëhet me mbështetje të rëndësishme nga ana e Bankës Popullore. Paoluçi e mbështeti edhe përkushtimin e Bankës Popullore për ndërmarrjen e aktivitetet në kuadër të financave të gjelbëra. Në këtë kontekst, u tregua se është e rëndësisë së veçantë që Banka Popullore në kuadër të qëllimeve të saja strategjike për periudhën e ardhshme trevjetori ka paraparë më shumë aktivitete”, thuhet në kumtesë.
Guvernatorja Angellovska-Bezhovska ka treguar për lëvizjet në ekonomi, me çka u tregua se rritja ekonomike është në përputhje me pritshmëritë derisa tek lëvizjet e inflacionit me kujdes po ndiqen faktorët që kontribuojnë për rritje të çmimeve.
Sipas Bezhovskës, përkushtimi i politikës monetare për momentin nuk është vlerësuar si përkatëse të kushteve makroekonomike, por e qartë është nevoja nga kujdesshmëria, si dhe përgatitja për të reaguar nëse paraqitet nevoja.