Agjencia Zhurnal.mk.

Balluket e reja të Gigi Hadid, i japin një freski flokëve dhe një frymë tjetër imazhit të saj

Flokët e rinj të Gigi Hadid janë kaq perfektë për dimër sa do të doni të prisni balluke tani!

Në postimin e saj të fundit në Instagram, Gigi u shfaq me flokët më perfektë që mund të kërkojmë për sezonin e dimrit.

Të gjatë, në ngjyrë karotë në të kuqe dhe me balluke të prera drejt. Flokët e rinj, modelja i kishte kombinuar me pantallona dhe bluze-jelek të bardhë, por mund t’i imagjinoni vetë me ndonjë pallto, xhup të trashë, shall dhe kapuç.

Edhe pse balluket e Gigi-it janë frymëzim mjaftueshëm për të prerë flokët, nëpër komente njerëzit merreshin me tjetër gjë: Zayn!

Ndërkohë që ajo shfaqet me flokë të rinj për të prezantuar bashkëpunimin e radhës, njerëzit nëpër komente kërkojnë një shpjegim.

Pak javë më parë, Gigi dhe Zayn vendosën t’i japin fund marrëdhënies së tyre dhe thuhet se shkak u bë zënka e këtij të fundit më nënën e modeles, Yolanda Hadid.

Asnjëri prej të dyve s’ka thënë ende publikisht asgjë rreth ndarjes, por Gigi ka balluke të reja.

Ndryshimi i flokëve flet vetë.

Related posts

Rita Ora tregon linjat e tonifikuara të trupit përmes një video ku shihet duke u stërvitur

Lea Muslija

Martohet vajza e Donald Trump, të gjitha detajet nga dasma luksoze

Lea Muslija

Beatrix Ramosaj tregon punën e parë që ka bërë në jetë: Kam shitur mollë dhe speca

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More