Paraditen e sotme, suharekasit kanë zhvilluar stërvitjen e radhës nën kujdesin e trajnerit Bekim Isufi teksa në fushë do të zbresë edhe pasdite, shkruan Gazeta Olle.
Faqja zyrtare e Ballkanit njofton se nesër do të mbajnë seancën e fundit stërvitore në Kosovë dhe të dielën do të lihet pushim teksa ditën e hënë do të udhëtojnë drejt Mavrovës për të nisur fazën përgatitore.
“Kushtet klimatike në Mavrovë janë shumë të përshtatshme për të kryer fazën përgatitore dhe pikërisht për këtë arsye është zgjedhur kjo pikë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
/Gazeta Olle/