Skuadra e Bekim Isufit ka disa ditë që ndodhet në tokën turke, derisa tanimë ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë miqësore.
Portokallinjtë kanë barazuar me ekipin nga Superliga e Turqisë, Kayserispor me rezultat 1-1.
Ndërkohë ditën e sotme, Ballkani do ta zhvilloj ndeshjen e dytë miqësore.
Të besuarit e trajnerit gjilanas do të zbresin në fushë me fillim nga ora 16:30 me kohën tonë lokale.
Kundërshtari i radhës i Ballkanit është Ahmedspor, skuadër turke që bën gara në Ligën e Dytë të Turqisë. /Gazeta Olle/