Agjencia Zhurnal.mk.

Ballkani, skuadra e radhës që pajiset me katapulta nga FFK

Skuadra e Dritës u pajis gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot e kishte radhën Ballkani, shkruan Gazeta Olle.

“Sot gjatë stërvitjes kishim për vizitë presidentin e FFK-së Agim Ademin me ç’rastë u bë dhe dorëzimi i pakos së katapultave. Ademi u shpreh se ky projekt do t’i ndihmoj trajnerët në punën e tyre dhe në rritjen e punës profesionale”, thuhet në njoftimin nga Ballkani.

Katapultat janë të prodhuara nga kompania e njohur “Fitogether”, që është e licencuar nga FIFA, projekt ky mjaft i kushtueshëm por të cilin FFK ka nisur ta implementojë me qëllim të përkrahjes së klubeve dhe përfshirjes së tyre në procesin e digjitalizimit.

Ky projekt do t’i ndihmojë trajnerët e klubeve në punën e tyre të përditshme dhe në rritjen e punës profesionale të ekipeve, ngase kjo paisje GPS i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet souftuerit përcjellet çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes apo ndeshjes. /Gazeta Olle/

 

 

 

Related posts

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy