Agjencia Zhurnal.mk.

Ballkani shkatërron skuadrën hungareze me rezultat tenistik

Ballkani ka përfunduar me sukses miqësoren e parë në Turqi, të cilën e zhvilloi sot.

Skuadra nga Suhareka ka mposhtur skuadrën e ligës së parë hungareze, Nyiregyhaza, me rezultat të thellë 6-1, shkruan Gazeta Olle.

Golat për skuadrën kosovare i shënuan, Baftiu, Korenica, Rrahmani x2, Berisha dhe Bytyqi.

Kjo është ndeshja e parë e Ballkanit nën drejtimin e trajnerit të sapoardhur nga Shqipëria, Ilir Daja.

Suharekasit janë të vendosur në Antalya, ku po zhvillojnë fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar. /Gazeta Olle/

Related posts

Gazetarët në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi e Bosnje të trajtohen si persona zyrtarë

Z.H

Në Shkup 238 kundërvajtje rrugore, 43 për vozitje të shpejtë

D V

Skuadra franceze po mendon që stadiumit t’ia vendos emrin Olivier Giroud

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More