Agjencia Zhurnal.mk.

Ballkani merr ofertë zyrtare për Lumbardh Dellovën nga gjiganti i MLS

Mbrojtësi Ballkanit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit të njohur nga Major League Soccer, New York City FC.

Sipas TV Dukagjini, skuadra e madhe amerikane ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të mbrojtësit të Përfaqësueses së Kosovës.

Përveç skuadrës së New York City FC interesim për 24-vjeçarin nga Krusha e Madhe kanë shprehur edhe Ludogorets dhe Viktoria Plzen.

Trajneri i New York City, Nick Cushing thuhet se është një admirues i madh i lojës së mbrojtësit fantastik të Ballkanit.

New York City është në pronësi të ‘City Football Group’ që po ashtu zotërojnë klube si Manchester City, Girona, Malbourne City dhe Palermo.

Related posts

Top 15 klubet që fitojnë më së shumti para nga shitja e biletave: Barcelona, kampione e padiskutueshme – Reali i katërti

D V

Xabi Alonso ka vendosur se cilën skuadër dëshiron ta drejtojë sezonin e ardhshëm

D V

Kalimi i Mbappes te Real Madridi e dërgon Arda Gulerin te Milani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy