Faqja zyrtare e suharekasve njofton se ekipi ka kryer një stërvitje paraditen e sotme në fushën e blert dhe atmosfera në skuadër është shumë e mirë, shkruan Gazeta Olle.
Gjithashtu, klubi njofton se ngarkesa që stafi teknik i ka dhënë ekipit, po bën që futbollistët të arrijnë formën fizike
“Pasdite skuadra do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në fushën e blertë dhe i njëjti program do të ndiqet deri ditën e fundit të fazës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kujtojmë se shtabi teknik i Ballkanit u kompletua pak ditë më parë, dhe menjëherë kanë nisur punën intensive për sezonin e ri. /Gazeta Olle/