Ballkani ka vazhduar me domnimin ndaj skuadrës Klaksvik.
Skuadra suharekase ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshje, me autor Meriton Korenicën.
Ishte minuta e 41-të e ndeshjes, kur Ermal Krasniqi asistoi bukur për Meriton Korenicën i cili me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.
Kampioni në fuqi i Kosovës është në rrugë të mirë për të marrë fitore në ndeshjen e parë. /Gazeta Olle/