Agjencia Zhurnal.mk.

Ballkani i hapur takimi në Maj, Serbia do të zëvendësohet me Bullgarinë?

Shkup, 17 Prill – Nisma “Ballkani i Hapur”nuk rrezikohet nga kriza aktuale në Ukrainë ndaj krerët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të mbajnë një takim në mes të muajit maj. Në kuadër të kësaj iniciative të bashkëpunimt rajonal Serbia ka lejuar eksportin e grurit të kontraktuar në Shqipëri.

Kreret e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të mbajnë një takim në mes të muajit maj në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, sipas burimeve në qarqet diplomatike. Ky takim u shty në kohë për shkak të luftës në Ukrainë dhe zgjedhjeve që u mbajtën së fundmi në SERBI.

Nisma “Ballkani i Hapur”nuk rrezikohet nga kriza aktuale në Ukrainë. Madje Serbia në kuadër të kësaj iniciative të bashkëpunimt rajonal ka lejuar eksportin e grurit të kontraktuar në Shqipëri. Vetem gjatë sezonit të fundit veror në saje të Ballkanit të hapur fundit fluksi i turistëve në Shqipëri nga Serbia u rrit në 68%, ndërsa nga Maqedonia e Veriut është rritur me 22%. Kjo iniciativë u mbështet nga qytetarët edhe në këshillimin kombëtar.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” u themelua në tetor 2019. Që atëherë janë mbajtur disa takime të përfaqësuesve më të lartë të tre vendeve. Për to u ra dakord që lëvizja e lirë e qytetarëve të tyre të bëhet me letërnjoftime dhe nga 1 janari 2023 të hiqen kontrollet doganore. Pesë marrëveshje janë firmosur mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, takimin që u mbajt në Tiranë.

Edhe pse nismëtarët e “Ballkanit të Hapur” kanë përsëritur vazhdimisht se nisma është “përfshirëse” dhe u kanë bërë thirrje të tjerëve në rajon që t’i bashkohen, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosova po hezitojnë qe të jenë pjesë e një projekti ekonomik rajonal.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe të treja shteteve anëtare të “Ballkanit të Hapur” janë të fokusuara më së shumti në marredhenien me Bashkimin Evropian “i cili është partneri ynë më i madh tregtar i jashtëm nga edhe vjen numri më i madh i investimeve të huaja”.

Kroacia dhe Bullgaria, po, e kushtëzojnë hapjen e kapitujve te tjerë të Serbisë në negociatat e anëtarësimit me BE për shkak të kundërshtime për statusin e pakicave të tyre, ndërsa Rumania në të njëjtin kontekst mban një ‘çështje vllahe’ të hapur, si minoritet rumun.

Related posts

Në Gjinekologjinë e Çairit një grua 52 vjeçare për herë të parë sjellë në jetë një vajzë

Z.H

Regjistrohen 469 raste me Kovid-19, 13 të vdekur, 375 pacientë të shëruar

D V

Në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 1 – “Lëvizja e lirë e mallrave”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More