Agjencia Zhurnal.mk.

Ballkani i Hapur hapet akoma/ I bëhet ftesë edhe Italisë, Greqisë, Hungarisë dhe Turqisë

Beograd, 2 Shtator – Risia e samit të Open Ballkan këtu në Beograd ishte ulja në të njëjtën tavolinë me Presidentin Vuçiç, kryeministrat Rama, Kovaçevski, Abazoviç dhe Tegeltia edhe të ministrave të jashtëm të Turqisë dhe Hungarisë.

Një sinjal i qartë se Open Balkan ka nisur të mos mbetet thjesht një nismë e ngurtë Rajonale.

Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe dy miq shumë të rëndësishëm për ne, që përfaqësojnë dy vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë, ministri i jashtëm i Turqisë, miku ynë dhe miku im i dashur Mevlüt Çavuşoğlu, të cilin dua ta falenderoj për praninë e tij. Turqia është një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë, por edhe aleat i gjithë proceseve pozitive në rajonin tonë si dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, miku ynë  Peter Szijjarto, që po ashtu dua ta falenderoj. Ashtu sikundër, e kemi bërë publike në Samitin e shkuar, ne ftuam edhe ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Italisë, që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu, por do të jenë përsëri të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku të pranishëm në Samitin e ardhshëm në Tiranë”– tha Rama.

Mevlut Cavusoglu, Ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë e shikon Open Ballkan si një mundësi për të dalë nga pengmarrja e BE për zgjerimin edhe për vendin e tij.

Është koha të marrim fatin tonë në duart tona. Nisma kërkon një qasje të lirë në tregun e punë, shkëmbimi i studentëve, njohja e kualifikimeve akademike, që mund të trajtojë dhe problemin e rrjedhjes së trurit që ka Balkani. Shpresoj se më shumë vende do i bashkohen Ballkanit të Hapur. Shpresojmë që nisma e Ballkanit të Hapur të përshpejtojë integrimin europian të rajonit.Turqia është Ballkan dhe ne jemi krenarë për këtë. Ballkani duhet të marrë në kontroll fatin e tij“- u shpreh Mevlüt Çaushoğlu, Ministër i Jashtëm i Turqisë.

Presidenti Vuçiç dhe udhëheqësit e tjerë pjesë e Open Balkan shprehën gatishmëri për ta çuar përpara këtë iniciativë.

 “Marrëdhëniet tona janë në maksimumin e tyre historik. Më kujtohet takimi I parë pas 70 vitesh pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë e Edi Rama, shumë vite më parë ishte një takim me energji të jashtëzakonshme politike, ndërkohë sot janë takime miqësore, popujt tanë kuptohen shumë mirë. Jam gjithashtu krenar të them se kemi marrëdhëniet më të mira mes Beogradit dhe Shkupit. Të gjitha këto arritje do të kontribuojnë më tej për nxitjen dhe përparimin e rajonit”- tha presidenti Vuçiç.

Pres që Mali i Zi të bashkohet sa më shpejt. Nëse dikush do të shkojë në Mal të Zi, duhet të ketë vetëm një tabele që thotë “Mirëse erdhe në Mal të Zi”. Dua të përgëzoj presidentin Vuçiq dhe Kurtin për marrëveshjen në ditët e shkuara. A duhet të dërgojmë ushtrinë në Kufi? A nuk na ka ardhur në maj të hundës? Kjo është e ardhmja e këtij rajoni? Ky rajon po përçon mesazhin që ne mundemi të ulemi në tryezë. Kjo nismë funksionon dhe këta njerëz ia dolën me sukses me veprimet e tyre të nënshkruajnë dokumente që e bëjnë jetën e qytetarëve më të lehtë“- u shpreh Dritan Abazoviç.

Me marrëveshjet që do të nënshkruajmë në këtë samit, do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë. Fillimisht le të ndihmojmë njëri-tjetrin, kudo që është e nevojshme, dhe më pas do të tregtojmë në vendet e tjera ku është e nevojshme. Siç u ka hije fqinjëve të mirë“- tha Dimitar Kovaçevski.

Procesi i Ballkanit të Hapur synon komunitetin e biznesit dhe qytetarët, kjo është arsyeja që jam këtu. Unë mendoj që Bosnja Hercegovina të bëhet pjesë e kësaj nisme“, u shpreh  Zoran Tegeltija, përfaqësues i Bosnje Hercegovinës

Aspekti politik i këtij samiti ia la vendin nënshkrimit të disa marrëveshjeve. Ajo më e rëndësishmja heqja e barrierave apo kuotave për importin e grurit dhe ushqimeve të tjera mes vendeve të Open Ballkan.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy