Kontrata e portierit me Teutën skadon pas angazhimit në Kupat e Europës, por në Durrës duket se do të bëjnë gjithçka për të bindur korçarin të vijojë kontratën.
Megjithatë, në Kosovë janë të bindur se portieri do të vazhdojë karrierën te Ballkani i Suharekës.
Ky klub i ka ofruar një pagë të lartë korçarit dhe gjasat janë që të transferohet pikërisht te skuadra që firmosi pak ditë më parë edhe mbrojtësi i larguar nga Teuta, Rustem Hoxha.
Gjithsesi, java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e 30-vjeçarit, i cili së fundmi ka marrë gjithashtu një ofertë nga Kukësi.