Agjencia Zhurnal.mk.

Ballistët: Homazhi anulohet për të shtunën sepse sot bëhet varrimi i viktimave

Tetovë, 10 shtator – Për ditën e sotme (e premte) në rrjetet sociale, Ballistët mbrëmë paralajmëruan se pas namazit të Xhumasë në ora 13:30 nga sheshi Iliria do të organizohet një marsh në nder të viktimave që humbën jetën nga zjarri në spitalin modular të Tetovës.

 

Por në një publikim të orëve të vonave “Ballistët” kanë bërë të ditur se homazhi i parashikuar për sot (e premte) anulohet për diten e shtunë në ora 13:30. Prej Sheshit Iliria deri tek spitali për shkak se sipas tyre sot pritet të bëhet varimi i viktimave nga zjarri në

Spitalin Modular, informon portali “tetova1”.
“Njoftim!

Për shkak se nesër bëhet varrimi i të ndjerëve Homazhi i parashikuar për nesër anulohet për diten e shtunë në ora 13:30. Prej Sheshit Iliria deri tek spitali”, thuhet në publikimin e mbrëmshëm të tifo grupit Ballistët.

Related posts

Kriza, qytetarët frikë nga faturat e larta

Xh M

Mbi 10 mijë qytetarë përballë Kuvendit Kombëtar në mbështetje të qeverisë 

Xh M

Seanca të katër komisioneve kuvendore

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More