Agjencia Zhurnal.mk.

Balla: PS do të rrëzojë dekretin e Presidentit për kthimin e buxhetit 2022

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla deklaroi se dekreti i Presidentit për kthimin e buxhetit të vitit 2022 do të rrëzohet nga Partia Socialiste.

 

“Grupi parlamentar socialist do të rrëzojë dekretin e Presidentit për kthimin e buxhetit të shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë”, tha Balla pas mbledhjes së deputetëve të PS-së.

Sipas Ballës, buxheti i shtetit 2022 mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë, si dhe sigurimin e investimeve të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve strategjikë dhe ekonomisë së vendit.

Related posts

Seanca plenare maratonë/ Kuvendi shqyrton sot projektligjin për buxhetin 2022, ja çfarë pritet

D V

Balla: Qëllimi është të përdorim sa më pak plehra kimikë dhe ti zëvendësojmë ato me plehra organike

Xh M

Sir Stuart Peach: Kemi shpallur non grata 27 zyrtarë të lartë në Britaninë e Madhe, mes tyre politikanë shqiptarë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More