Agjencia Zhurnal.mk.

Balla: Për herë të parë procesi për zgjedhjen e presidentit drejtohet nga PS

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur sot për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë.

Në një komunikim me gazetarët pas një ceremonie me rastin e 79 vjetorit të çlirimit të Mallakastrës, Balla u shpreh se për herë të parë, ky proces do të drejtohet nga PS-ja.

“Procesi që Partia Socialiste për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes së presidentit të republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces që do të ketë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe”, ka shtuar Balla.

“Ne na duhet një president që të respektojë normën kushtetuese, president normal dhe mbi të gjitha një president që na bashkon. Një president që përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do të jetë një proces që fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime”, tha Balla, raporton A2 CNN.

Related posts

Arrestimi i tre ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Vangjeli: Këta kanë bërë një gafë të madhe, kanë menduar se

Xh M

Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa paraqitet në SPAK

Xh M

15 vjet në NATO – Meritë e Berishës, apo e konjukturave dhe lobimit të SHBA?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy