Agjencia Zhurnal.mk.

Baku ofroi që t’i dorëzojë Armenisë trupat e 100 ushtarëve

Azerbajxhani sot Armenisë ofroi që t’i dorëzojë trupat e njëqind ushtarëve të vrarë armenë në përleshjet gjatë ditëve të kaluara.

 

“Azerbajxhani i bën thirrje Armenisë për ndërprerje të zjarrit dhe është i gatshëm që njëanshëm t’i dorëzojë trupat e njëqind ushtarëve armenë”, bëhet e ditur në kumtesën e Komisionit Shtetëror për Pengje Lufte në Azerbajxhan.

Të dhënat e fundit të autoriteteve armene tregojnë se në shpërthimet e mbrëmjes të së martës kanë humbur jetën 105 pjesëtarë të armatës.

“Sipas të dhënave të fundit, deri më tani është konfirmuar vdekja e 105 pjesëtarëve të forcave të armatosura armene”, deklaroi kryeministri Nikoll Pashinjan para Parlamentit.

Paraprakisht ishte bërë e ditur se kanë humbur jetën 49 ushtarë të armatës armene.

Në ndërkohë, Qeveria gjermane sot i bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që ta ndërpresin konfliktin i cili e rrezikon sigurinë e gjithë rajonit.

“Ne i bëjmë thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë që menjëherë të ndalojnë të gjitha veprimet që mund të kërcënojnë sigurinë midis dy palëve, si dhe në rajon, dhe të vazhdojnë dialogun me çdo kusht,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në konferencë të rregullt për media. Ai theksoi se Gjermania mbështet propozimin e Bashkimit Evropian për ndërmjetësim.

“Qeveria gjermane është thellë e shqetësuar nga raportet për përleshje përgjatë kufirit Armeni – Azerbajxhan, të drejtuara kryesisht drejt infrastrukturës civile dhe ndërtesave banesore”, shtoi zëdhënësi.

Related posts

“Lancet”: Provat tregojnë se vaksina mRNA e Kinës për COVID-19 është e sigurt dhe efektive

Z.H

Stuhitë në Francë – shtatë persona mbyten në detet e Mesdheut

D V

Kancelari austriak pas takimit me Zelenskyn: “Do të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën”

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More