Agjencia Zhurnal.mk.

Bajdeni premtoi investime në Azinë Juglindore

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, mbrëmë hapi takim me liderët e vendeve të Azisë Juglindore me premtim prej 150 milionë dollarëve për ndërtimin e infrastrukturës, sigurisë, gatishmërisë që të përballen me pandeminë dhe përpjekjet tjera në ato vende.

Me liderët e Asociacionit të shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN) Bajdeni u takua në darkë solemne mbrëmë në Uashington, ndërsa sot në Departamentin e shtetit fillojnë diskutimet me liderët e Brunei, Indonezisë. Kamboxhas, Singaporit, Tajlandës, Laosit, Vietnamit, Malajzisë dhe Filipineve.

Edhe krahas vëmendjes së marrë me luftën në Ukrainë, me këtë ngjarje Administrata e Bajdenit shpreson të tregojë se Uashingtoni mbetet i përkushtuar dhe i fokusuar në Rajonin e Oqeanit të Qetë dhe sfidat afatgjate nga ana e Kinës, në të cilën SHBA-ja shikon konkurrent kryesor në skenën botërore.

Obligimet e reja financiare ndaj këtyre vendeve përfshijnë investime në infrastrukturë në vlerë prej 40 milionë dollarëve të orientuara ndaj zero gazeve të lëshuara në energjetikë, 60 milionë dollarë për sigurinë e ujërave të deteve, 15 milionë për shëndetësinë për detektim të hershëm të Kovid-19 dhe sëmundje të tjera pandemike.

Më shumë investime do të ndihmojnë për zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe inteligjencës artificiale.

Related posts

Thellohet bilanci i tërmetit që shkundi Indonezinë

Xh M

Wesley Clark e këshillon Putinin rreth Ukrainës: Largohu ose do të paguan çmim të tmerrshëm

D V

Termet në Greqi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More