Agjencia Zhurnal.mk.

Bajden për vizitë në Kentaki për të parë dëmet nga tornadot

Uashington, 15 dhjetor – Presidenti amerikan Xho Bajden sot në Kentaki kontrolloi dëmet nga tornadot shkatërruese që të shtunën e kapluan këtë dhe disa shtete të tjera federale.

 

Nga moti i lig jetën e humbën së paku 74 persona. Guvernatori Endi Beshir deklaroi se në shtet të zhdukur konsiderohen 100 persona.

Gjatë vizitës, Bajden do të njihet me atë se si po shkon sanimi i pasojave nga goditja e stihisë. Pas marrjes së funksionit, ai tashmë për të pestën herë e bën këtë – shkon për vizitë në vendet e shkatërruara nga katastrofat natyrore.

“Porosia e sotme e presidentit është se ai dhe qeveria federale kanë ndër mend të bëjnë gjithçka nevojitet dhe të ndajnë aq kohë sa nevojitet në mënyrë që të ofrohet çfarëdo lloj mbështetje përpjekjeve të përbashkëta për ripërtëritje dhe ndihmë për banorët e Kentakit dhe shteteve të tjera që pësuan”, deklaroi Karin Zhan Pjer, zëvendëse e sekretarit për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësja Xhen Psaki mbrëmë deklaroi se Bajden “dëshiron drejtpërdrejtë të bisedojë me njerëzit dhe drejtpërdrejtë t’ua ofrojë mbështetjen e tij”.

Related posts

Macron thotë se të drejtat e grave duhet të jenë kusht për talibanët

D V

Kinë, shtohen projektet e energjisë së pastër

Z H

Kina partneri i parë tregtar i BE-së në vitin 2020

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More