Agjencia Zhurnal.mk.

Bajden me dekret konfiskoi shtatë miliardë dollarë mjete afgane në SHBA

 Presidenti amerikan, Xho Bajden sot e nënshkroi urdhrin ekzekutiv për konfiskim të shtatë miliardë dollarë mjete të Bankës qendrore afgane të deponuara në SHBA dhe ka ndër men që gjysmën e kësaj shume ta rezervojë për familjet e viktimave të 11 shtatorit, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan i shfrytëzoi “autorizimet e jashtëzakonshme ekonomike”, në pajtim me ligjin e vitit 1977, me të cilat, mjetet nga llogaria e bllokuar mund t’i transferojë në Rezervat federale në Nju-Jork.

Mjetet e bankës qendrore shpesh i përbëjnë instrumente financiare, deviza apo ari. Gjysma e kësaj shume duhet të rezervohet për dëmshpërblim të familjeve të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001.

Sipas idesë së Bajdenit, gjysma tjetër do të dedikohet për ndihmë humanitare për Afganistanin, por ajo duhet të paguhet në atë mënyrë që të  mos bie në duart e talebanëve, sqarojnë nga Shtëpia e Bardhë.

“Është shumë me rëndësi të merren 3,5 miliardë dollarë përnjëherë dhe të sigurohet se do të shpenzohen për të mirën e popullit afgan, njëkohësisht duke iu garantuar familjeve të viktimave të terrorizmit se zëri i tyre do të dëgjohet para jurisprudencës federale amerikane”, deklaroi një përfaqësues i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Ai pranon se bëhet fjalë për situatë të “komplikuar gjyqësore” dhe theksoi se kumtesa e sotme është vetëm fillimi i procesit që do të zgjatë me muaj.

Metoda që e zgjodhi presidenti amerikan sigurisht do të shkaktojë kundërthënie të shumta në kohën kur Afganistani po përballet me krizë të rëndë humanitare.

Rezervat e Bankës qendrore të Afganistanit në prill të vitit 2021 ishin 9,4 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Fondit monetar ndërkombëtar.

Kjo shumë ishte deponuar jashtë vendit, pjesa më e madhe në SHBA, para se talebanët të kthehen në pushtet nga fundi i gushtit. 

Related posts

Qyteti gjerman ndalon përdorimin e skuterëve elektrikë

Xh M

Izraeli i hakmerret Iranit me sulme raketash dhe dronësh

Xh M

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak rus në Krime

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy