Agjencia Zhurnal.mk.

Bajden- Jun: Koreja e Veriut dhe ekonomia në fokusin e samitit të parë

Koreja e Veriut dhe bashkëpunimi ekonomik në Rajonin Indo-paqësor kanë qenë temat kryesore që kanë dominuar në samitin e parë mes presidentit koreano- jugor Jun Suk Joel dhe presidentit amerikan Xho Bajden.

Presidenti amerikan dhe kolegu i tij koreano-jugor sot kanë deklaruar se aleanca e tyre prej dekadash në aspekt shtesë të zhvillohet jo vetëm për përballje me kërcënimet e Koresë së Veriut por edhe të ruajë Rajonin Indo-paqësor si “të lirë dhe të hapur” dhe të mbrojë zinxhirin global të furnizimit, transmeton agjencia Kjodo.

Presidenti Bajden dhe Jun pas takimit të sotëm kanë deklaruar se e shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve ushtarake me qëllim të parandalohet kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut në kohën kur nuk ka shpresë për diplomaci të vërtetë për këtë çështje, ndërsa Jun ka thënë se qëllimi i tyre i përbashkët është denuklearizimi i plotë i Koresë së Veriut, raportojnë mediat amerikane.

Në kumtesën e përbashkët theksohet se dy vendet janë të përkushtuar në “progres ndërkombëtar të bazuar në rregulla” pas invazionit rus në Ukrainë.

Bajdeni ka thënë se aleanca është ndërtuar për të kundërshtuar ndryshimin e kufijve me forcë duke aluduar në invazionin rus ndaj Ukrainës dhe pretendimet e Kinës ndaj Tajvanit.

Ndryshimet në tregtinë ndërkombëtare dhe zinxhirët e furnizimit ju kanë dhënë dy vendeve shtysë të re për të thelluar marrëdhëniet, tha presidenti i Koresë së Jugut duke bërë thirrje për bashkëpunim në prodhimin e baterive elektrike dhe gjysmëpërçuesve, transmetojnë mediat britanike.

Dy liderët dje vizituan fabrikën e madhe të Samsungut ku Bajdeni tha se vendet si SHBA-ja dhe Koreja e Jugut që “ndajnë të njëjtat vlera”, duhet të bashkëpunojmë më shumë për të mbrojtur sigurinë ekonomike dhe kombëtare.

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy