Presidenti amerikan, Xhozef Bajden e festoi Krishtlindjen e parë në funksionin e presidentit duke biseduar përmes një video-lidhjeje me pjesëtarët e armatës amerikane të stacionuar në mbarë botën, duke i falënderuar për guximin e tyre me mesazhin se ata janë “boshti i fortë dhe i çeliktë i kombit”.
Në praninë e bashkëshortes së tij Xhill, kryetari dhe komandanti suprem i SHBA-së sot përmes një video-lidhje kanë biseduar me pjesëtarët e armatës, marinës, forcave ajrore, korpusit të marinarëve, forcat kozmike dhe roja bregdetare, të stacionuar në bazat në Katar, Rumani, Bahrein dhe SHBA.
“Si komandant i juaji suprem”, desha ta shfrytëzoj këtë mundësi t’ju them faleminderit, faleminderit, faleminderit. Ne jemi falënderues për guximin tuaj, sakrificën, jo vetëm tuajën por edhe sakrificën e familjes tuaj”, u dha ai ushtarëve.
Duke folur nga studioja e vendosur në Shtëpinë e Bardhë, Bajden u tha se ata janë “shtylla e fortë e çeliktë e kombit” dhe theksoi se shteti ka “obligim vërtetë të shenjtë” që të kujdeset për ushtarët dhe familjet e tyre.