Agjencia Zhurnal.mk.

Bajden drejtuar kompanive amerikane të naftës: Prodhoni më shumë derivate, zvogëloni fitimet

Presidenti i SHBA-së Xho Bajden në një letër dërguar sot kompanive amerikane të naftës ka kërkuar rritjen e prodhimit të benzinës dhe naftës, duke i kritikuar ato për përfitime gjatë luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa amerikanët janë të prekur nga çmimet shumë të larta në stacionet e karburantit.

“Gjendja e familjeve kërkon veprim të menjëhershëm,” shkroi Bajden në letrën drejtuar shtatë kompanive të naftës – Marathon Petroleum, Valero Energy, ExxonMobil, Phillips 66, Chevron, BP dhe Shell.

“Kompanitë tuaja duhet të angazhohen me administratën time për të gjetur zgjidhje konkrete, zgjidhje afatmesme për ballafaqim me krizën”, u ka shkruar Bajden.

Në SHBA, çmimet e karburantit janë në një rekord të lartë, mesatarisht rreth 5 dollarë për gallon (4,54 litra për gallon). Kjo është një barrë ekonomike për një pjesë të madhe të popullsisë dhe një kërcënim politik për demokratët, partinë e presidentit, të cilët po përgatiten për zgjedhjet e Kongresit në nëntor.

Inflacioni, i cili filloi vitin e kaluar ndërsa ekonomia amerikane u rikuperua nga pandemia, nuk ka ndalur së rrituri muajt e fundit pasi çmimet e energjisë dhe ushqimeve u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit, duke prishur tregjet globale të mallrave dhe ushqimeve.

Bajden në letrën përmend se në mars, kur një fuçi naftë kushtonte 120 dollarë, çmimi i karburantit ishte 4,25 dollarë për gallon, ndërsa tani është më i shtrenjtë me 75 cent, për shkak të uljes së prodhimit, me çka profitet e kompanive “tani janë në nivele rekord”.

Bajden vuri në dukje se rafineritë po grumbullojnë kapital në një periudhë të pasigurt lufte. Ai shpjegoi se naftëtarët janë lakmitarë për fitim dhe se kjo shkakton çmime të larta. Për ekonomistët, ky vlerësim i diskutueshëm, megjithëse konsiderohet se lidhet me kënaqësinë e elektoratit.

Padyshim, Vladimir Putin është më përgjegjës për vështirësitë e mëdha financiare në të cilat ndodhen populli dhe familjet amerikane në SHBA. Por në një kohë lufte që ka rritur çmimet e karburantit me 1.7 dollarë për gallon, marzhet historikisht të larta të fitimit po i komplikojnë gjërat, shkroi ai.

Në letrën, presidenti tha se administrata është e gatshme t’i “përdorte të gjitha mjetet racionale dhe të përshtatshme të qeverisë federale, si dhe fuqitë emergjente për të rritur kapacitetin dhe prodhimin e rafinerisë në afat të mesëm, dhe për të siguruar që çdo rajon i vendit të jetë furnizuar në mënyrë adekuate “me derivate.

Theksohet se qeveria tashmë ka lëshuar naftë nga rezervat strategjike amerikane dhe ka rritur standardet për më shumë etanol, por asnjë nga këto masa nuk ka kontribuar në uljen e çmimeve.

Related posts

BE paralajmëron sanksione të ashpra ndaj Rusisë

D V

Ku po i çon varfëria afganët

Xh M

Vila e El Chapo ka qenë çmimi kryesor në llotarinë shtetërore prej muajsh, por askush nuk e dëshiron atë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More