Agjencia Zhurnal.mk.

Babai i Vanjës sillet para Gjykatës Themelore Penale

Shkup, 4 dhjetor – Në Gjykatën Penale të Shkupit sot pasdite është sjellë babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevski, i cili është një nga të dyshuarit për vrasjen. 

Ai ishte sjellë nga stacioni i policisë “Qendër” ku gjatë 24 orëve të fundit ishte marrë në pyetje. Pritet që me kërkesë të Prokurorisë Publike të Shkupit t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 48 orëve, si dhe të dyshuarve të tjerë në rastin në të cilin tashmë janë në paraburgim.

Trupat e dy viktimave 14-vjeçares Vanja Gjorçevski dhe të 74-vjeçarit Pançe Zhezhoski janë në autopsi në Mjekësinë Ligjore. Gjatë ditës së nesërme priten analizat e ADN-së pas çka pritet të kërkohet edhe paraburgim më të gjatë për katër të dyshuarit. 

I dyshuari i pestë Lupço Palevski – Palço i cili është theksuar si organizator dhe realizator i vrasjeve gjendet në arrati. Deri në këtë moment MPB nuk ka shpallur urdhërarrerst ndërkombëtar, sepse lënda ende është në procedurë parahetimore. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në konferencë për media tha se kanë hyrë në gjurmë të Pavlevskit. Ai fillimisht ka shkuar në Beograd, ndërsa pastaj ka shkuar në Bullgari sipas njohurive të deritanishme.

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy