Agjencia Zhurnal.mk.

Avziu: Vitin e kaluar kemi pasur fluks të vizitorëve, besoj se kemi një vit edhe më të mirë përpara

Shkup, 5 janar – Që nga fillimi i krizës së kovidit, turizmi ka ndryshuar në mënyrë drastike. Reduktimi i kapaciteteve të disponueshme për shkak të kovid- masave dhe numri i vogël i aranzhmaneve janë pasojat që kanë prekur më shumë këtë sektor. Megjithatë, për kompaninë ELEM turs viti i kaluar ishte më se i suksesshëm. Drejtori i kompanisë, Adem Avziu, e ka vlerësuar pozitiv vitin e kaluar, ndërsa pret që ky vi të jetë edhe më i mirë. Ndër të tjera, Avziu në një intervistë për MIA-n ka treguar se me çfarë sfidash është dashur të përballet me ardhjen e tij në detyrë.

 

Viti i kaluar ishte viti kur ju erdhët në postin e drejtorit, çfarë ka ndryshuar në ELEM Turs që kur keni marrë drejtimin e timonit?

“Emërimi im si personi i parë i ELEM turs nënkuptonte përballjen me problemet që digjnin nën këmbë me dekada. Kjo në vetvete nënkuptonte përballjen me shumë situata, probleme dhe mangësi. Dhe çdo herë më e vështira vjen kur duhet të ndryshosh diçka që është betonuar. Mirëpo, falë ekipit që arrita ta formoj për një kohë të shkurtër dhe të dakordohemi me shumicën e të punësuarve në vendpushimin e skijimit Kodra e Diellit dhe Drejtorisë në Shkup, ia dolëm ngadalë, në fillim me mundim të madh, e tani me fuqi dhe entuziazëm, ngadalë por për të krijuar një imazh të suksesshëm dhe kushte elementare dhe aq të nevojshme në resortin e skive. Në fillim e gjeta qendrën e skijimit Kodra e Diellit, si dhe kompaninë ELEM Turs me shumë probleme, duke përfshirë edhe borxhe të mëdha, veçanërisht në Kodrën e Diellit dhe qendrën Kopanki. Gjegjësisht jashtë funksionit në Kodrën e Diellit kanë qenë dy teleferikë, janë Shën Ilia dhe Ceripashina, por me përkushtim arrita të riparoj defektet e Shën Ilias në dy javët e para, pasi u emërova drejtor i kësaj kompanie, dhe për Caripashinën na duhej një periudhë më e gjatë, për t’i riparuar defektet që kemi punuar gjatë gjithë verës, arritëm t’i rregullojmë ato defekte dhe tashmë e kemi në funksion Caripashinën. Gjithashtu, kur mbërrita, nuk ishin në funksion qendra e skijimit, teleferiku dhe ski ashensori në qendrën e skijimit Kopanki. Tani ato janë në funksion.

Mund të konstatoj se sfidat e para të ardhjes ishin serioze, por me punë, dëshirë dhe përkushtim arritëm t’i kapërcejmë çdo ditë e më shumë këto probleme. Nuk ndalemi këtu. Kjo është faza e parë e krijimit, siç thashë, të kushteve elementare. Në fazat e ardhshme kemi punë serioze për të bërë në fushën e planifikimit strategjik dhe modernizimit të qendrës së skijimit në fushën e sigurimit të një sistemi për borën artificiale, rinovimin e makinerive të përpunimit të borës dhe përgatitjen e pistave të skive, përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme në resortin e skive, menaxhimin e mbetjeve dhe ky është një investim veçanërisht i rëndësishëm në kapitalin intelektual të Kompanisë, sepse punonjësit janë hallka kryesore në industrinë e turizmit.

Me ardhjen në detyrë, ju u përballët edhe me një sfidë tjetër, ajo ishte pandemia e Кovid-19. Si e përballoni krizën?

„Mund të them se edhe në një situatë pandemie ne si kompani, veçanërisht në qendrën e skijimit Kodra e Diellit kemi pasur një sezon shumë pozitiv, një vit pozitiv. Dua të theksoj se për herë të parë që nga ekzistimi i ELEM turs, filiali Kodra e Diellit sezonin e kaluar e ka punuar dhe e ka mbyllur me bilanc pozitiv dhe me 100 milionë denarë plus, duke marrë parasysh të gjitha shpenzimet e tjera që janë mbuluar. Jam shumë i kënaqur me sezonin e kaluar, megjithëse patëm një pandemi, patëm një fluks të shumtë të turistëve dhe skiatorëve në resortin tonë të skive. Praktikisht, në shtatë muajt e fundit kemi punuar në aktivitete të shumta që kanë të bëjnë me rregullimin e infrastrukturës së skijimit dhe shënjimin e pistave të skijimit. Është investuar në një pistë të re skish 2 km të gjatë, me ndriçim shtesë dhe ski nate. Gjithashtu, qendra e skijimit për herë të parë këtë vit (2021) ka tualete publike, gjithsej pesë, dhe për këtë sezon të skijimit është investuar në dy minibar-restorante moderne të vendosura afër pistateve të skijimit ku skiatorët do të mund të freskohen dhe pushojnë. Për herë të parë në historinë e Kodrës së Diellit po ndërtojmë parkun më të madh të borës në rajon, një vend për adhuruesit e sporteve me adrenalinë. Mendoj se sezoni i kaluar do të përsëritet dhe besoj se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë.

Është fakt që pandemia ka sjellë ndryshime në turizëm dhe ne jemi njohur me to, por ajo që mbetet e paqartë është nëse këto pasoja do të jenë të qëndrueshme për industrinë e turizmit, siç tregon analiza nga praktika?

“Pandemia është vërtet një problem i madh për sektorin e turizmit, i cili nuk na lejon të punojmë me kapacitet të plotë, sepse, gjithsesi, duhet të respektojmë rekomandimet. Mendoj se kjo situatë do të vazhdojë edhe gjatë pandemisë, por presim që institucionet kompetente të angazhohen pak më shumë për sektorin e turizmit, të marrin masat e duhura, ato masa të miratuara nga qeveria, me sa jam në dijeni, masa të përshtatshme dhe konkrete janë marrë disa herë nga Ministria e Ekonomisë, për të plotësuar nevojat e turizmit dhe hotelierisë, të cilat rezultuan si pozitive por mendoj se duhet menduar për shtrirjen e tyre apo gjetjen e disa masave të tjera për të mbajtur sektorin në këmbë.

A ndikoi pandemia në formimin e çmimeve të ofertave dhe në çfarë mase?

“Jashtëzakonisht shumë. Në kushtet kur çdo gjë shtrenjtohet, nuk mund të punosh pa i rritur çmimet dhe shërbimet. Përndryshe, do të punoni me humbje të mëdha. Në realitet, pandemia ndikon në çmimet e ofertave, sepse të gjithë e dimë që së fundmi në treg janë rritur shumë çmime dhe në bazë të kësaj kemi formuar çmimet. Por ne nuk duam ta vendosim pandeminë në gjithçka. Po, është një problem dhe kërcënim real, por në të njëjtën kohë ne kemi zgjedhur të angazhohemi për krijimin e kushteve të reja më moderne për turistët, për skiatorët konkretisht për vendpushimin e skive Kodra e Diellit, ndaj formimi i çmimit është kryesisht për shkak të ndikimin ekonomik të pandemisë, por edhe cilësinë e shërbimeve të ofruara. Në qendrën tonë të skijimit Kodra e Diellit kemi bërë disa investime, mundësi për turistët dhe në bazë të tyre kemi formuar çmimin e biletave ditore, gjysmë-ditore, bileta të natës dhe të sezonit. Duke pasur parasysh cilësinë që ofrohet, ne jemi ende ofertues më të favorshëm për këtë sezon dhe më të lirë në krahasim me resortet e tjera të skive në vend dhe rajon. Me fjalë të tjera, ofertat tona janë më të pranueshme dhe shumë më të ulëta.

ELEM turs menaxhon gjashtë filiale që ofrojnë oferta të shkëlqyera, sidomos në këtë periudhë të vitit, por sidoqoftë, si ishte disponimi i qytetarëve për Vitin e Ri, dhe tani për ofertat e festave?

“Aktualisht për këtë sezon kemi dy degë – Kodra e Diellit dhe Molika, dhe mund t’ju them se të dy degët dhe të dy objektet janë të mbushura dhe janë rezervuar gjatë festave të Vitit të Ri. Kemi lajmëruar edhe turistë të huaj edhe vendas, tashmë kemi një grup nga Çekia që po qëndron dhe do të kalojnë pushimet këtu, ka paralajmërim për turistët nga Serbia, Kosova si dhe turistët tanë, pra objektet tona janë plot në ditët në vijim. Hotel Molika është rezervuar gjatë festave të Vitit të Ri, si dhe Hotel Slavija dhe “Popova Shapka”. Ofertat dhe aranzhimet janë të përshtatura sipas kërkesës, dy ditore, tre ditore dhe javore gjithashtu, në çmimet dhe ofertat e tyre ka oferta shtesë për biletat e skive, ka një zbritje të caktuar për to, dhe pritshmëritë tona janë që turistët do të kalojne sa më mirë gjatë qëndrimit të tyre në ambjentet tona. Qendra e skijimit “Kodra e diellit” ka qenë e hapur më datë 31 nga ora 9 deri në 14:00. Më datë 1.1.2022 ka filluar punën nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërsa në mbrëmje më 1.1.2022 ka qenë e hapur për ski nate nga ora 19 deri në 22 dhe ka pasur edhe dixhej, e gjithë kjo për ta nisur Vitin e Ri të gëzuar, për të qenë mbi të gjitha një vit me shëndet, lumturi, begati dhe i suksesshëm. Kemi oferta dhe aranzhime të mira, dyditore, treditore dhe javore, gjithashtu në çmimet dhe ofertat e tyre, ka oferta shtesë për biletat e skive, ka një zbritje të caktuar për to, dhe pritshmëritë tona janë që pjesëmarrësit dhe turistët të kalojnë sa më bukur gjatë qëndrimit të tyre në ambientet tona.

Related posts

Regjistrohen 1.210 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 32 persona

D V

Partitë i konfirmojnë kandidatët, KSHZ-ja i intensifikon aktivitetet për zgjedhjet

Redaksia

Zaev – Ahmeti – Kovaçevski: Koalicioni qeveritar është stabil, e aftë për të zgjidhur sfidat me Bullgarinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More