Agjencia Zhurnal.mk.

Avokati i Popullit me vërejtje të shumta për kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese

Shkup, 24 qershor – Mbipopullimi i personave të dënuar dhe kushtet joadekuate materiale në të cilat janë akomoduar, veprim joadekuat i personelit të burgut, kushtet në repartin e mbyllur, janë johumane dhe degraduese. Mungesa e qasjes deri te uji, korrupsioni është ende aktiv në të gjitha burgjet me ndërmjetësimin e personave zyrtare, probleme me akomodimin e grave në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese, shumë diagnoza psikiatrike me mungesë të psikiatrave për fëmijë. Këto janë pikat kryesore të Raportit vjetor të mekanizmit parandalues kombëtar për vitin 2021, që në konferencën e sotme për media e prezantoi Avokati i Popullit, Naser Ziberi.

“Gjysma e institucioneve ndëshkuese-përmirësuese përballen me mungesë të ambienteve akomoduese për të dënuarit që dërgohen në vuajtje të dënimit me burg. I tillë është rasti me shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese në Shtip dhe Prilep, si dhe me burgjet në Shkup, Tetovë, Strumicë, Manastir. Gjendja në SHNP Idrizovë tashmë sa vite është më se shqetësuese dhe shumë nën të gjitha standardet minimale. Më shumë se gjysma e të gjithë të dënuarve ndodhen në këtë institucion dhe më shumë se pesëqind persona ose një e katërta e numrit të përgjithshëm të popullsisë së dënuar janë të akomoduar në repartin e mbyllur dhe në të ashtuquajturat reparte “ambulanca”, tha Ziberi.

Ekipi i Avokatit të Popullit konstatoi se në një dhomë janë të akomoduar 16 të dënuar, kështu që për shembull në një dhomë prej 16.5m2 me 8 shtretër janë akomoduar 16 të dënuar, ndërsa në dhomën tjetër prej 19m2 janë vendosur 12 të dënuar. Në një numër të madh hapësirash me kushte joadekuate janë të akomoduar më shumë se nëntë të dënuar.

“Në këtë kuptim, kushtet në të cilat akomodohen të dënuarit në repartin e mbyllur, si dhe në të ashtuquajturat reparte “ambulanca” mund të cilësohet lirisht si johumane dhe degraduese. Të dënuarit në këtë pjesë të shtëpisë ndëshkuese-përmirësuese janë gjetur duke fjetur mbi sfungjer në dysheme, në korridore, në shtretër të improvizuar prej metali të vendosur mbi njëri-tjetrin në tre kate. Higjiena është në nivel jashtëzakonisht të ulët, e dhomat janë plot me insekte të ndryshme. Të dënuarit gjithashtu ankohen se nuk kanë ujë të ngrohtë dhe mundësi për të mbajtur higjienën personale, informoi Avokati i Popullit.

Sa i përket kushteve materiale, ai theksoi se është shqetësuese gjendja në Burgun e Shkupit, ku edhe më tutje përdoren hapësirat në gjendje jashtëzakonisht të keqe materiale, sipas Ziberit, të paraburgosurit vendosen në dhoma me lagështi të lartë dhe myk në mure. e pajisur me krevate dhe dyshekë të papërshtatshëm, me inventar të vjetër dhe të rrënuar, higjienë të ulët, tualet jofunksional dhe çezma të prishura.

Në Burgun e Kumanovës, të dënuarit ende ankohen për qasjen deri te uji. Ky Burg është hapur në vitin 2013, ndërsa problemi i ujit ka qenë i pranishëm që në fillim. Personat zyrtarë theksojnë se janë ndërmarrë masa për tejkalimin e kësaj gjendjeje, por të dënuarit ende po mbushin, ruajnë dhe magazinojnë shishe plastike me ujë në hapësirat e tyre.

Ankesa për sjellje të pahijshme – trajtim të paturpshëm, abuziv, stigmatizues dhe poshtërues nga punonjësit janë pranuar nga të dënuarit në shumicën e institucioneve ndëshkuese-përmirësuese, e në tre institucione ndëshkuese-përmirësuese janë pranuar pretendime për frikësim dhe kërcënime,

si dhe abuzim fizik. Megjithatë, shumë të dënuar, nga frika e pasojave negative, refuzojnë të raportojnë zyrtarisht ngjarjet e tilla.

Gjatë vizitave në burgun e Shkupit dhe në SHNP Idrizovë, ekipi i AP-së konstatoi praktikën e përdorimit të rripave lëkure (pranga) për të dënuarit dhe të paraburgosurit, e cila mund të cilësohet si trajtim çnjerëzor dhe degradues, e si sfidë serioze e institucioneve ndëshkuese-përmirësuese përmendet edhe kujdesi psikiatrik, përkatësisht mungesa e tij, si dhe trajtimi joadekuat i personave me çrregullime të shkaktuara nga përdorimi i drogës.

“Prandaj, përmirësimi i mbrojtjes shëndetësore dhe përmbushja e qëllimeve të përcaktuara në Strategjinë kombëtare për zhvillimin e sistemit të burgjeve duhet të jetë prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, si një nga komponentët kyç të reformave të sistemit të burgjeve” shprehet Avokati i Popullit.

Sipas Ziberit, nga ekipi i AP-së janë marrë informacione se futja e objekteve pa leje në shumë raste është ndërmjetësuar nga zyrtarë e gjithashtu se transferimi nga një institucion ndëshkues-përmirësues në tjetrin apo në ambiente të tjera me kushte më të mira në të njëjtin institucion është bërë shumë shpesh bëhet duke paguar kompensim të caktuar për një “shërbim” të tillë.

“Duke marrë parasysh gjendjen e këtillë faktike, Institucioni i Avokatit të Popullit theksoi nevojën për ndërmarrjen e masave konkrete për të siguruar që fëmijët femra të dënuara me masë edukative për udhëzim në institucionin ndëshkues-përmirësues do të akomodohen në institucion të krijuar posaçërisht për to dhe nevojat e tyre, në kushte të barabarta me fëmijët meshkuj”, deklaroi Ziberi.

Kushtet materiale në Institucionin ndëshkues-përmirësues Tetovë në pjesën më të madhe i përmbushin standardet e parapara, dhe duke marrë parasysh se ky është një objekt që funksionon më pak se dy vjet, pajisjet dhe inventari janë të reja dhe të ruajtura.

“Megjithatë, problemet e vjetra vazhdojnë në këtë objekt të sapohapur, asnjë nga fëmijët nuk vijon arsimin formal”, informoi Ziberi, por shtoi se bfa Ministria e Arsimit dhe Shkencës është theksuar se është duke përgatitur program për fillimin e procesit arsimor në vitin 2022.

Në raport me çështjen e çmimeve si shërbim për futjen e pajisjeve në burgje, Ziberi tha se nuk hyjnë në atë se sa është shuma e kompensimit për këtë, por jozyrtarisht për vendosjen e aparatit telefonik është nga 200 deri në 500 euro varësisht nga vendi i institucionit ndëshkues-përmirësues. Natyrisht, aty futen edhe mjete të tjera si droga dhe substanca të tjera të paligjshme.

Në pyetjen nëse dikush ka bërë ndonjë kontroll mbi zyrtarët, për t’i kontrolluar shtëpitë apo zyrat e tyre, Avokati i Popullit theksoi se mandati i tij nuk është të bëjë hetime apo eventualisht të ndëshkojë, por të paraqesë problemet që do t’i vërejë.

“Por, MPB-ja gjatë aksionit të fundit në burgun e Idrizovës ka konstatuar veprime të tilla dhe ka ndërmarrë hapat e duhur. Vetë ministri i Drejtësisë tha se askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia, qoftë edhe penale, duke filluar nga drejtorët e institucioneve e deri te shërbimet e tjera dhe policia e burgjeve. Pra, nëse përcaktohet përgjegjësi e personalizuar, duhet ta bartin të gjithë pa përjashtim”, tha Ziberi.

I pyetur se çfarë po ndodh në burgun “Shkupi” me grevën e paralajmëruar dhe të realizuar të urisë pesë të burgosurve të cilëve u privuan nga mundësia për të shfrytëzuar disa nga benefitet, siç është fundjava, vizita e familjeve, përkatësisht bashkëshortëve, Ziberi tha se rekomandimi i tyre ishte se atyre personave nuk guxon t’u hiqen ato të drejta dhe benefite dhe se kanë rekomanduar që të transferohen nga Burgu “Shkupi” në Burgun “Idrizovë”.

Ai shtoi se madje prandaj dyshon se qëllimisht janë vendosur në atë burg për t’u privuar nga shfrytëzimi i atyre benefiteve dhe për këtë arsye rekomandohet që ata të zhvendosen në burgun “Idrizovë” ku ka kushte dhe rregullore për shfrytëzimin e këtyre benefiteve.

Për gjetjes për ushtrimin e presionit ndaj të punësuarve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe nëse Avokati i Popullit ka njohuri për gjendjen në burgun në Strugë dhe nëse ato presione vijnë nga bartës të posteve publike, u përgjigj Aleksandar Trenkovski, këshilltar për parandalimin e torturës dhe pjesë e ekipit të Mekanizmit parandalues kombëtar.

“Konkretisht në SHNP Strugë nuk kemi marrë informacion nga zyrtarët apo të dënuarit se nuk u janë dhënë disa benefite e as që zyrtarëve u janë bërë presione për t’u mundësuar të dënuarve benefite të caktuara. Normalisht, ndoshta për arsye se trajtimi është më liberal dhe ai është institucion – SHNP e llojit të hapur”, theksoi Trenkovski.

Në pjesën e SHNP-së, shtoi ai, më së shpeshti të dënuarit përballen me presion për të paguar kompensim për t’u transferuar nga një institucion i një lloji në një institucion tjetër dhe madje brenda të njëjtit institucion në reparte me kapacitete më të mira.

Në pjesën e presioneve që i pësojnë zyrtarët, kjo është notuar për shërbimin policor gjatë vizitave që i bëjmë nëpër stacione policore, normalisht bisedojmë me nëpunës policorë”, informon Trenkovski.

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy