Agjencia Zhurnal.mk.

Avokati i Popullit : Është urgjente gjetja e një zgjidhjeje

Avokati i Popullit i ka propozuar SBASHK’ut dhe Qeverisë një draft marrëveshje për t’i dhënë fund grevës në arsim.

 

Derisa të dy palët kanë shprehur qëndrimet e tyre për dalje nga kjo situatë, edhe Avokati i Popullit, Naim Qalaj, ka propozuar një draft marrëveshje me disa propozime të cilat ai i sheh si mundësi për dalje nga greva duke marrë për bazë kërkesat e grevistëve dhe Qeverisë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus.

Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët”, thuhet në njoftimin e Institucionit të Avokatit të Popullit në Facebook

Related posts

Dështon zgjedhja e kryesuesit, Kuvendi i Podujevës në prag të zgjedhjeve të reja

D V

Edhe sot numër i lartë i rasteve me koronavirus, 149 të infektuar në 24 orët e fundit

Xh M

Pacolli padit Haraqinë për shpifje dhe fyerje, ia kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More