Agjencia Zhurnal.mk.

Avionët luftarakë gjermanë dhe izraelitë fluturojnë së bashku mbi Jerusalem

Forcat ajrore gjermane dhe izraelite fluturuan me avionë luftarakë mbi Jerusalem të dielën për të treguar lidhjet e tyre të ngushta përpara një stërvitjeje ushtarake më të madhe ndërkombëtare.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi shënoi fillimin e stërvitjes ndërkombëtare, më i madhi që u mbajt në Izrael deri më sot.

Krahas Gjermanisë dhe Izraelit, Italia, Britania, Franca, India, Greqia dhe SHBA po marrin pjesë gjithashtu.

“Fluturimi shpreh partneritetin dhe lidhjen e fortë midis forcave ajrore dhe vendeve, si dhe angazhimin për bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Përpara fluturimit, shefat e forcave ajrore gjermane dhe izraelite, Ingo Gerhartz dhe Amikam Norkin, vizituan së bashku memorialin e Holokaustit Yad Vashem në Jerusalem, thuhej në deklaratë. 

Related posts

Gjermania drejt karantinës

N E

Boris Johnson: Nuk do ia kthejmë shpinën Afganistanit

Redaksia

Talibanët arrestojnë katër militantë të IS-it

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More