Agjencia Zhurnal.mk.

AUV pjesë e fushatës globale me rastin e Javës botërore të ndërgjegjësimit për antibiotikët

Shkup, 18 nëntor – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ëdhe këtë vit ëshët pjesë e kampanjës globale për shënimin e Javës Botërore të ndërgjegjësimit për antibiotikët dhe Ditës Evropiane të ndërgjegjësimit për antibiotikët të cilat shënohen nga 18 deri më 24 nëntor. Qëllimi i fushatave është të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet ndaj shëndetit të njerëzve dhe kafshëve dhe mjedisit jetësor, të shkaktuar nga rezistenca ndaj antimikrobikëve dhe promovimi i praktikave të mira, në mënyrë që të kufizohet shfaqja dhe përhapja e mikroorganizmave rezistente në mbarë botën.

 

Motoja e këtij viti “Përphapje e ndërgjegjësimit, stop rezistencës” u bën thirrje të gjithëve të përfshirë në konceptin “Një shënet”, krijuesit e politikave, ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe publikut të gjerë të jenë liderë në rritjen e ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke punuar në mënyrë aktive në trajtimin e këtij problemi global duke ndjekur udhëzimet e institucioneve kompetente botërore dhe evropiane. Janë miratuar Programi i Rezistencës Antimikrobike për periudhën 2017 – 2021 dhe Plani Vjetor i Monitorimit të Rezistencës Antimikrobike, i cili është zbatuar që nga viti 2018. Rezultatet e zbatimit të Planit Vjetor dhe lëvizja aktuale e rezistencës antimikrobike në izolatet e marra në mjekësinë veterinare janë publikuar në faqen e AUV-së. Gjithashtu, të dhënat i dorëzohen Agjencisë Evropiane për Siguri Ushqimore, e cila i publikon në Raportet Nacionale për lëvizjen e zoonozave dhe rezistencës antimikrobike për çdo vit të rezistencës individuale”, thotë drejtori i AUV-së, Nikolçe Babovski.

Organizatat kryesore botërore në fushën e shëndetit publik, shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore i kushtojnë vëmendje të madhe problemit të rezistencës antimikrobike.”Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve”.

OIE, Organizata Botërore e Ushqimit dhe Bujqësisë – FAO, Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe të tjerë, të cilat punojnë në mënyrë aktive për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e rezistencës antimikrobike duke organizuar kërkime, seminare, këshillime, publikime për opinionin dhe të tjera.

Si pjesëmarrës aktive në fushatat globale për shënimin e kësaj dite, ndërsa me qëllim të ndërgjegjësimit për rreziqet e mundshme nga përdorimi i tepruar dhe i papërshtatshëm i antimikrobikëve, AUV ka përgatitur edhe udhëzuesin “Përdorimi i përgjegjshëm i antimikrobikëve në mjekësinë veterinare”, i destinuar për informimin e opinionit, por mbi të gjitha palëve të përfshira në tregtimin dhe përdorimin e këtyre fondeve.

Related posts

Njihuni me 5 ushqimet që parandalojnë gërhitjen, zgjidhja natyrale për një gjumë të qetë

D V

Simptomat e variantit Omicron që duhet t’i vini re te fëmijët tuaj – mes frikës së rasteve në rritje te të rinjtë

D V

Pse hamë kur jemi nervozë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More