Agjencia Zhurnal.mk.

AUV dhe Oda Veterinare do të nënshkruajnë një metodologji për përcaktimin e çmimeve për aktivitetet me interes publik

Shkup, 31 mars – Oda Veterinare e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në Shtëpinë e Organizatave Humanitare “Dare Xhambaz” në Shkup do të mbajë kuvendin e 27-të të rregullt vjetor, në kuadër të të cilit me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari do të nënshkruhet Metodologjia për për përcaktimin e çmimeve për aktivitetet me interes publik.

Dokumenti do të nënshkruhet nga drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Nikollçe Babovski dhe drejtori ekzekutiv i Odës Veterinare, Tomisllav Nikollovski. 

Me nënshkrimin e këtij dokumenti të rëndësishëm, siç theksojnë nga Oda, në mënyrë sistematike dhe të përhershme dotë zgjidhet  problemi me përcaktimin e çmimeve për aktivitetet, të cilat shoqatat veterinare i  kryejnë me urdhër të shtetit, ndërsa kanë të bëjnë në zbatimin e masave parandaluese te kafshët, për sëmundjet të cilat, para së gjithash,  kanë rëndësi për shëndetin publik. 

“Problemet e pazgjidhura shumëvjeçare me çmimet për aktivitete me interes publik kanë qenë rast në të kaluarën e afërt për protesta të veterinerëve dhe paralajmërime të ndërprerjes së punës, kështu që zgjidhja e këtij problemi urgjent paraqet një sukses shumë të rëndësisëm  dhe fryt i bashkëpunimin e përbashkët mes OVM-së dhe AUV-së”, theksojnë nga Oda Veterinare. 

Related posts

Kryeministri shqiptar/ Selmani: Mund ta pësojë fatin e dështimeve

Xh M

Hidhen poshtë akuzat ndaj tij, deklarohet Arafat Muaremi

Xh M

Ahmeti ndjek nga afër trajnimin për Zgjedhjet e brendshme një anëtar një votë brenda BDI

Xh M