Agjencia Zhurnal.mk.

Autostrada “Struma” është e hapur për komunikacion, do të kontrollohet gjendja e seksionit

Sofje 24 nëntor – Autostrada “Struma” në drejtim të Sofjes sërish është e hapur për komunikacion. Korsia në zonën ku ndodhi aksidenti i autobusit me udhëtarë të Maqedonisë, në drejtim të Bllagoevgradit – Kulla mbetet e mbyllur. Komunikacioni në këtë drejtim zhvillohet përmes rrugës rrethrrotulluese: kryqëzimi rrugor Daskallovë – Përnik – Radomir – Dolna Dikanja.

 

Autobusi, i cili u dogj mëngjesin e djeshëm, ku humbën jetën 45 udhëtarë dhe u lënduan shtatë, është hequr mbrëmë vonë dhe është transportuar për në Përnik.

Sipas paralajmërimve, një grup pune i ministrisë rajonale duhet të nisë një hetim. Është formuar një ekip me përfaqësues të Agjencisë për infrastrukturën rrugore dhe drejtorisë për kontrollin kombëtar në ndërtimtari, të cilët brenda pesë ditëve duhet të inspektojnë dhe kontrollojnë trotuarin, sinjalistikën rrugore, sistemet kufizuese dhe shenjat horizontale. Në bazë të konstatimeve nga inspektimi , duhet të paraqit një raport për gjendjen e seksionit, si dhe të vlerësojë se çfarë masash do të merren për rinovimin e tij.

Related posts

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

Shënohen 20 vjet nga themelimi i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë

Z H

Shkupi dhe Sofja në kërkim të një shansi të ri për marrëveshje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More