Agjencia Zhurnal.mk.

Autoritetet serbe s’i njohin letërnjoftimet e Kosovë, thonë se vlejnë vetëm në pesë pika

Një afarist shqiptar është përballur me një situatë aspak të këndshme, shkaktarë të së cilës kanë qenë autoritetet kufitare serbe.

Sylë Kunushefci, siç raporton indeksonline, ka treguar se si dy mauna të mallit i janë ndaluar në kufirin Serbi-Rumani, pasi autoritetet serbe nuk i kanë pranuar letërnjoftimet e Kosovës të shoferëve të maunave.

Kunushefci ka thënë se në pikën kufitare në Vatin ata janë ndaluar dhe nuk u është lejuar kalimi për në Rumani, nën arsyetimin se shteti serb nuk i njeh letërnjoftimet e Kosovës.

”Mu mbrëmë me kanë shku dy mauna për Rumani se marrim mall… Ata janë me tabela të Shqipërisë, por shoferët kanë qenë me dokumente të Kosovës. Nuk i kanë lënë me kalu në pikën doganore “Vatin”, duke iu thënë ‘Me këta letërnjoftima nuk ju lejojmë”, deklaroi Kunushefci.

Related posts

Dialogu Kosovë-Serbi, Stano: BE-ja bën përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje

D V

Hovenier takon komandantin e KFOR-it: Kemi përforcuar angazhimin e përbashkët për sigurinë në Kosovë

D V

Jeta pranë një porti në rezidencat premium, zbuloni risitë që sjell Vlora Marina

V.E.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy