Agjencia Zhurnal.mk.

Autoritetet britanike: Nuk ka nevojë për një dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19

Doza përforcuese e vaksinës COVID-19 u siguron të moshuarve një nivel të lartë mbrojtjeje kundër një forme të rëndë të sëmundjes të shkaktuar nga varianti Omicron, kështu që nuk ka nevojë për një dozë të katërt, thanë zyrtarët britanikë të shëndetësisë.

Rreth tre muaj pas dozës së tretë të vaksinës, rezultoi se mbi 95 për qind e personave mbi moshën 65 vjeçare nuk kanë kërkuar ndihmë në spitale, njoftoi Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), raporton bbc.

“Të dhënat aktuale tregojnë se doza përforcuese vazhdon të sigurojë një nivel të lartë mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda, madje edhe për grupmoshat më të cenueshme”, tha në një deklaratë Wei Shen Lim, kryetar i nënkomitetit të COVID-19 të Komitetit të Përbashkët të Qeverisë për Vaksinimin dhe Imunizimin.

Prandaj, komiteti arriti në përfundimin se nuk ishte e nevojshme të “futej një dozë e dytë përforcuese” tha Wei Shen Lim.

Mbrojtja kundër një forme të lehtë të sëmundjes është më e shkurtër se mbrojtja kundër një forme të rëndë të sëmundjes dhe ka rënë në rreth 30 për qind pas rreth tre muajsh.

Related posts

Ndodh mrekullia, shpëtohen pas 115 orësh gruaja shtatzënë dhe vajza e saj e vogël

Xh M

‘Ndizet sërish fitili’ mes Armenisë dhe Azerbajxanit

Xh M

Pentagoni do të kërkojë leje për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More