Agjencia Zhurnal.mk.

Autorët e atentatit në Tiranë gabuan shënjestrën, objektivi ishte daja i viktimës

Edmond Cëroi, daja i Erion Çelës që mbeti viktimë nga plumbat një ditë më parë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit.

 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e tij dhe kanë pritur rastin që të gjendej bashkë me dy nipërit. 41-vjeçari rezulton të ketë probleme me drejtësinë jashtë vendit për trafik narkotikësh.

Autorët të cilët lëviznin me një mjet tip “Benz” qëlluan nga jashtë në drejtim të lokalit ku ndodheshin në një tavolinë viktima dhe të tjerët.

Viktima kishte mbajtur edhe emrin Adriatik Çela, ndërsa ishte pronar i një tabakino, që ndodhet shumë pranë vendit ku u vra. Mësohet se 35-vjeçari priste të bëhej baba i nja vajze.

Në vendin e ngjarjes policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë pasi të gjitha kanë mbetur në makinën e autorëve. Kjo ka shtuar akoma më shumë dyshimet e hetuesve se kemi të bëjnë me vrasës profesionistë.

Si ndodhi ngjarja e rëndë një ditë më parë

Atentati ndodhi rreth orës 16:15, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Personat e armatosur lëviznin me një automjet tip “Mercedes E Class” të zi dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ndodheshin të ulur në një tavolinë viktima dhe personat e tjerë. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Erion Çela si dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët janë dërguar te spitali i Traumës.

Të plagosurit janë: Arben Dani 46 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, Edmond Cëroi, 41 vjeç daja i viktimës dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç. Ky i fundit ishte klient në lokal i ulur në tavolinën ngjitur dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/

Related posts

Nga doza e tretë tek vaksinimi i fëmijëve +16 vjeç, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos sot

D V

Bora e parë e dimrit për këtë vit në Shqipëri, zbardhet Kukësi

D V

Shpallet në kërkim Rezart Taçi: Arrestohet kunati dhe ish-truproja, pastronin para në Shqipëri për mafian italiane

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More