Agjencia Zhurnal.mk.

Autobusët e NQP-së sot me itinerar të së dielës, por në të gjitha linjat do të përfshihen më vonë

Shkup, 1 janar – Autobusët nga transporti publik në Shkup sot do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, me çka përfshirjet e para të automjeteve do të jenë më vonë se e zakonshmja, ndërsa të tjerat sipas itinerarit të së dielës. Të dielën (2 janar) do të vozitet sipas itinerarit të së dielës, me terminet e zakonshme të përfshirjeve të para në të gjitha linjat, njoftoi Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkupi”.

Kujdestarë sot prej orës 10 deri në orën 17 do të jenë biletaritë në Qendrën Transportuese, Tregun e Gjelbër dhe biletaria në Gjorçe Petrov. Të dielën (2 janar) kujdestarë prej orës 7 deri në orën 19:30 do të jenë biletaritë në Qendrën Transportuese dhe Tregun e Gjelbër, ndërsa prej orës 7 deri në orën 13 do të punojë biletaria në Gjorçe Petrov.

Teleferiku sot do të punojë prej orës 11 deri në orën 17, të dielën prej orës 10 deri në orën 17. Të hënën (3 janar), nuk do të punojë, sepse çdo të hëne, si dhe çdo të marte të fundit të muajit do të bëhet kontroll i rregullt i objektit.

Për shkak të pushimit dimëror shkollor, nga e hëna (3 janar) transporti publik do të qarkullojë me reduktime.

NQP përkujton se gjatë pushimit dimëror nuk do të vlejnë biletat vjetore për nxënësit e shkollave të mesme për shfrytëzim falas të transportit publik. 

Related posts

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

Vrasja e mjekut në Shkup, caktohet masa e arrestit shtëpiak për dy persona

D V

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy