Agjencia Zhurnal.mk.

Austria shpreh gatshmërinë për të bashkëpunuar me Kosovën në fushën e mbrojtjes

Austria është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me Kosovën në fushën e mbrojtjes në funksion të paqes.

Këtë e ka thënë sot ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, gjatë një takimi që ka pasur me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me këtë rast ambasadori Weidinger ka uruar ministrin Mehaj për detyrën, duke potencuar se Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Kosovës, sikurse edhe popullin e Kosovës, në procesin e integrimeve euroatlantike.

“Nga ana e tij ministri Mehaj falënderoi ambasadorin Weidinger për mbështetjen e shumanshme të Austrisë për zhvillimin e vendit, si dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral edhe në fushën e mbrojtjes në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Related posts

Pas vrasjes së policit në veri, logo e UÇK-së dhe e policisë së Kosovës shfaqet në qendër të Nju Jorkut: Rrnoft Kosova! (Video)

I Z

Trajkoviq: Kam informacione se janë vrarë më shumë se tre serbë, dikush negocioi për ta nxjerrë atë grup nga Kosova

D V

Sekretari Blinken: Sulmet ndaj policisë janë të papranueshme, Kosova e Serbia ti kthehen menjëherë dialogut

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!