Agjencia Zhurnal.mk.

Australianet vendosin rekord botëror në not

Është vendosur një rekord bote në not në ditën e dytë të garave në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Stafeta australiane 4×100 metra krol në konkurrencë të femrave, ka thyer rekordin e botës duke e përfunduar garën për 3:29.69 minuta dhe siguruar medaljen e artë olimpike.

Ajo ka thyer rekordin e vet që e kishte vendosur në Lojërat e Komonuellthit në vitin 2018. Medaljen e argjendtë e fitoi Kanadaja ndërsa të bronztën SHBA-ja.

Ndërkohë notarja suedeze Sarah Sjostrom ka vendosur rekord olimpik në 100 metra krol, duke notuar për 52.62 sekonda.

Edhe pse pritej që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kishte garë të ashpër për medalje, ato nuk ia dolën më shumë se të bronztën.

Në ditën e parë, ShBA-të mbetën pa medalje, gjë që nuk u kishte ndodhur që nga Lojërat Olimpike në Mynih në vitin 1972. 

Related posts

Formacionet e mundshme: Real Madridi kërkon t’i hakmerret Shakhtarit për dy humbjet e shkaktuara në edicionin e kaluar

D V

Përveç Kosovës A, sot në aksion rikthehen edhe Kosova U21, U19 dhe U17

D V

Më shumë se 70 mijë vende pune të rrezikuara në Itali për shkak të automjeteve elektrike

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More