Agjencia Zhurnal.mk.

Australianët goditen nga një ‘virus’ që mbërrin me mesazhe me tekst në celularin tuaj

Mijëra australianë janë goditur nga një mesazh i ri mashtrimi i njohur si Flubot, i cili synon të instalojë “një virus” në telefonat e tyre.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Flubot është një lloj “virusi” që synon përdoruesit e Android, por përdoruesit e iPhone gjithashtu mund të marrin mesazhe të tilla.

Ai i tregon marrësit se ata kanë humbur një telefonatë ose kanë një postë zanore të re, duke siguruar një lidhje të rreme për të dëgjuar.

Kështu, siç thuhet më tej, linku do t’i çojë njerëzit në një faqe në internet që duket si një markë zyrtare.

Faqja u thotë përdoruesve të instalojnë softuer në telefon për të dëgjuar mesazhin.

Nëse përdoruesi pajtohet, atëherë instalon “virusin” dhe nëse i jepet leje aplikacionit, atëherë sulmuesit do të kenë qasje në detajet e kartës së kreditit, informacionin personal, aftësinë për të përgjuar mesazhet SMS, hapjen e faqeve të shfletuesit dhe kapjen e informacioneve të tjera të mbajtura në telefon. 

Related posts

Publikohet traileri i video-lojës “Call of Duty: Vanguard”

D V

Sonic tani është i disponueshëm si Lego

D V

Galaxy Z Flip 3 dhe Z Fold 3 janë rezistent ndaj ujit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More