Agjencia Zhurnal.mk.

Austrailia regjistron rritje të numrit të infektimeve me Kovid-19

Epidemiologët kanë shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të të infektuarve pavarësisht vaksinimit për shkak të përhapjes së variantit Delta. Në Uellsin e Ri Jugor, një infermiere në spitalin Westmead rezultoi pozitive pavarësisht se ishte vaksinuar plotësisht kundër Covid.

 

Sipas të dhënave, infermierja ishte asimptomatike. Hassan Vally, një profesor i asociuar për epidemiologji në Universitetin La Trobe, tha se megjithëse vaksinimi dhe PPE ulin rrezikun e transmetimit, ato nuk ishin të sigurta.

Epidemiologët kanë paralajmëruar për rritje të numrit të rasteve me Covid, për shkak të ri-infektimit të personave të vaksinuar. Queensland raportoi një rast pozitiv pavarësisht vaksinimit, një punonjës në aeroportin ndërkombëtar të Brisbane.

Australia ka raportuar 31,626 raste dhe 912 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Related posts

Shkon në 46 numri i të vdekurve shkaku i përmbytjeve në SHBA

D V

Tërmet i fuqishëm në ishullin e njohur në Greqi

D V

Johnson: Të rinjtë kanë “çdo të drejtë të zemërohen’ për ndryshimet klimatike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More