Agjencia Zhurnal.mk.

Audi paralajmëron Q8 e-tron, çfarë dihet për të deri më tani?

Dihet që SUV-i i ri elektrik do të jetë pjesë e familjes së modelit konvencional Q8, e do të ofrohet në treg edhe në versionin Sportback.

 

Sa i përket dizajnit, Audi deri më tani ka zbuluar vetëm siluetat e modelit, por tani është e qartë se bëhet fjalë për një veturë tërheqëse në aspektin vizual.

E kur flitet për motorin, besohet se do të jetë i disponueshëm në disa variante, derisa top varianti do të duhej të ishte SQ8 e-tron me tre motorë elektrikë.

Për fuqinë dhe performansën është akoma herët të flitet, por motorin prej 500 kuaj-fuqi do të mund ta vente në lëvizje bateria me kapacitet prej 95 kWh.

Autonomia e kësaj veture duket se do të jetë e kënaqshme. Me vetëm një mbushje do të mund të përshkojë mbi 550 kilometra.

Më shumë detaje për Audi Q8 e-tron do të zbulohen pas dy ditëve – pra më 9 nëntor kur do të bëhet premiera botërore.

Ready to excite. The new, fully electric Audi Q8 e-tron models*.The countdown starts now, watch the reveal November 9,…

Posted by Audi on Saturday, November 5, 2022

Related posts

Kjo është ngjyra e re e Toyota Supra 2023

D V

Lada e modifikuar ka katër timonë – nga një për secilën rrotë

Lea Muslija

Diapazoni 1000 km: Volvo tregon veturën elektrike me dyer që hapen në mënyrë interesante

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More