Agjencia Zhurnal.mk.

Audi hyn përmes dritares në një shitore në Angli – shoferi bëhet objekt talljeje në rrjetet sociale

Një shofer i një veture Audi mbeti i turpëruar makina e tij përfundoi në një dyqan në Sainsbury dhe përfundoi në korridorin e ushqimit për kafshët shtëpiake.

Sipas mediave britanike, policia e Derbyshire u thirr nga punonjësit e një shitore në Allenton, Derby kur një Audi A3 i kuq shkaktoi një dëmtim jo të vogël pasi u përplas nga një dritare në anën e ndërtesës.

Vetura gjatë aksidentit ka prishur dritaren dhe njërin prej rafteve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Njësia e Policisë Rrugore tha se po hetonte incidentin nga i cili, për fat të mirë, askush nuk u lëndua.

Pasi që nuk kishte ndonjë të lënduar, përdoruesit e mediave sociale gjetën hapësirë edhe për të bërë shaka me shoferin.

Related posts

Legjenda që nuk harrohet, Mercedes-Benz SL që edhe sot ju “lë pa frymë”

D V

Jeep prezanton automjetin elektrik, Avenger

Lea Muslija

Nissan GT-R50 nga Italdesign, prodhon 710 kuaj-fuqi dhe kushton mbi një milion dollarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More