Agjencia Zhurnal.mk.

Atmosferë e zjarrtë në shtëpinë e Big Brother – ‘martohen’ Beniada Nishani dhe Ardit Çuni derisa nuk mungon edhe një puthje mes çiftit

Mbrëmë (e hënë) Big Brother ua ka mundësuar banorëve që të organizojnë një dasmë tradicionale.

 

‘Vëllai i Madh” kishte dërguar një zarf të bardhë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për t’u treguar se mund të bëjnë një dasmë të Shqipërisë së veriut.

Në zarf thuhej se do të zgjedhin vetë se cili do të jetë nusja dhe dhëndri, prindërit e nuses e të dhëndrit e po ashtu edhe kryetarja e bashkisë e cila do të mbajë ceremoninë e të ftuarit.

Foto: YouTube

Banorët me këtë rast kishin ndarë rolet dhe në atë të nuses e dhëndrit ishin modelja Beniada Nishani dhe këngëtari Ardit Çuni.

Nën interpretimin e Fifit dhe Sabianit, u krijua një atmosferë e mrekullueshme brenda shtëpisë së Big Brother.

Të gjithë zgjodhën kostume nga më të ndryshmet e mjaft elegante për të bërë celebrimin e një prej çifteve tanimë të krijuara.

Foto: YouTube

Related posts

Ciara shkëlqen me flokë bionde për ditëlindjen e saj

D V

Fero sjell këngën e re “Bella” me protagoniste në klip bashkëshorten Arbenita Ismajlin

D V

Enca nis xhirimet e këngës së re

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More